Zhulien Varfaj eshte kryetari i ri ne detyre i bashkise se Durrësit, pas doreheqjes se Valbona Sakos.

Keshilli Bashkiak, ne nje mbledhje urgjente pak minuta me pare votoi unanimisht per Varfajn si kryetarin e ri ne detyre, derisa te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale ne bashkine e Durrësit.

Varfaj prej 12 vitesh ka mbajtur detyren e nenkryetarit te bashkise, qe nga koha e mandatit te pare te Vangjush Dakos.