Biznesmeni Neritan Golja është zgjedhur sot kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës. Nga 35 anëtarë gjithsej, në mbledhje ishin të pranishëm 26, të cilët votuan pro emërimit të tij në këtë post.
Golja merr drejtimin e këtij institucioni pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Artan Luku, i cili pak ditë më parë mori mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Mandati i Goljes si kryetar i Dhomës së Tregtisë do të zgjasë deri në përfundim të periudhës statutore.








