Ditën e diel janë mbajtur zgjedhjet për kreun e Forumit të Gruas Socialiste, ku në garë kanë qenë katër gra.

Etilda Muhaj, Klodeta Dibra, Voltiza Prendi dhe Zana Sina kanë garuar përballë njëra-tjetrës në këtë "betejë".

Fituese është zgjedhur Klodeta Dibra e cila do të drejtojë gratë socialiste të kryeqytetit. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

"E gjithë vëmendja tek gruaja

Përfundon gara e FGS Tiranë, proces i zhvilluar në parimin 1 anëtarë 1 votë.

Në proces mori pjesë një numër i konsiderueshëm votuesesh.

Kryetare e Forumit të Gruas së Tiranës u zgjodh Klodeta Dibra.

Një falenderim për kandidatet dhe për gjithë të angazhuarit në këto zgjedhje.

Suksese!", shkruan Blerina Gjylameti.