Një prej mistereve më të mëdha të biologjisë është zgjidhur falë përdorimit të inteligjencës artificial. Parashikimi se si një proteinë mund të paloset në një formë unike tre-dimensionale i ka çuditur shkencëtarët për një gjysmë shekulli.
Por Laboratori i AI me qendër në Londër, DeepMind, thotë se e ka zgjidhur problemin. Proteinat janë të pranishme në të gjitha gjallesat, ku ato luajnë një rol qendror në proceset kimike thelbësore për jetën. Të përbërë nga vargje aminoacidesh, ato palosen në një numër të pafund mënyrash në trajta të kujdesshme ku fshihet sekreti sesi i kryejnë funksionet e tyre jetësore.
Një kuptim më i mirë i formave të proteinave mund të luajë një rol kyc në zhvillimin e medikamenteve të reja. BBC thotë se përparimi nga DeepMind pritet të përshpejtojë kërkimin për një seri sëmundjesh, përfshirë dhe vetë Covid-19.
Programi i tyre e përcaktoi formën e proteinave në një nivel saktësie të krahasueshme me metodat më të shtrenjta dhe që kërkojnë shumë kohë. Dr Andriy Kryshtafovych, nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, e përshkroi arritjen si ” vërtet të jashtëzakonshme”.
“Aftësia për të hetuar shpejt dhe me saktësi formën e proteinave shpejt ka potencialin të revolucionarizojë shkencat e jetës,” u shpreh ai.