10 janar 2014 – Nga sot Spitali i Durrësit do të ketë një drejtues të ri ose më saktë drejtuese. Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se tashmë është zgjidhur ngërçi që kishte paralizuar për muaj të tërë institucionin më të madh shëndetësor, atë të spitalit të Durrësit. Bordi që do të mblidhet do të zgjedhë znj. Ardiola Frashëri si drejtuese të re të spitalit. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Taulant Bakun.Znj Ardiola sipas burimeve ka punuar për shumë vite në disa filiale bankash, ndërsa ajo aktualisht ka qenë drejtuese e një një banke në Tiranë. Kështu nisur edhe nga profesioni i saj, PS-ja mbajti edhe premtimin që kishte bërë për ta zgjedhur drejtuesin e spitalit jashtë profesionit të mjekut. Ndërkohë që para saj u lakuan shumë emra po jashtë profesionit të mjekut, por që për shkak të përplasjeve  nuk mundën të zgjidhnin drejtorin për më shumë se katër muaj. Znj Frashëri do t’i duhet të përballet me një sërë problemesh të vështira që kalon ky spital duke nisur që nga reforma e disa mjekëve që qëndrojnë aty si dhe administrata e fryrë, për të vazhduar më pas  tek krijimi i një sistemi të ri menaxhimi për paisjet spitalore dhe furnizimin me ilaçe!

http://bulevardionline.com/ps-zgjidh-ngercin-bordi-zgjedh-sot-ardiola-frasherin-si-drejtoreshe-te-re-te-spitalit-te-durresit/