Ora 09.45– Kapiteneria e Durrësit njofton se situata është zhbllokuar në Ankona. Sipas kreut të saj, Hysni Aruçi, pasi është vënë në dijeni për situatën në portin e Ankonës, pasagjerët do të tranferohen në Bari, për t’u nisur në orët e mbrëmjes. Aruçi tha se, trageti ka pësuar defekt dhe për udhëtarët janë vënë në dispozicion mjete publike për transport, ndërsa nuk do të paguajnë për udhëtimin nga Bari.
Udhëtarët ishin bllokuar në traget, në portin e Ankonas prej mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një defekti në mjetin e lundrimit që do të nisej drejt Durrësit.
Kjo ndodhi në pikun e lëvizjeve të udhëtarëve, kryesisht emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet e verës në vendlindje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





