Sot do të mbahen zgjedhjet për të vendosur kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Nga gjashtë kandidatë kanë mbetur vetëm katër pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj, si edhe përjashtimit të një tjetër kandidati.
Bruçaj tha se u tërhoq nga gara për arsye familjare ndërsa nga gara është skualifikuar imami i xhamisë së Golemit pasi nuk plotësonte kriteret.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.
Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile.





