Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat.

Ndërsa u pyet  nga gazetarët për një mundësi për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë në këtë samit, kryeministri Edia Rama ka thënë se është e vështirë dhe se kërkon kohën e vet. Ndër të tjera, Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e tij.

“Do uroja që po. Do uroja që Bashkimi Evropian që të ketë këtë lloj magjie. Por nuk është  rasti. Është e vështirë si çështje, do kohën e vet, por më lejoni të them që Ballkani Perëndimor nuk ka qenë më mirë historikisht. Sidomos shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, dhe në vende të tjera, nuk kanë qenë në pozicion më të mirë historik se sa tani”, theksoi Rama.