Napoli përgatitet për sezonin e ri me në krye trajnerin Antonio Conte.

Trajneri nga Leçe njihet për mjeshtërinë e tij për të triumfuar sidomos në kampionat, ndaj tifozeria napoletane, por edhe mediat besojnë te një skuadër që mund të pretendojë titullin. Por, është Conte që stopon entuziazmin duke bërë thirrje që ambienti të mos të nisë dhe ëndërrojë para kohe.

“Unë nuk jam këtu për të thënë se çfarë duhet bërë, ju e shihni realitetin. Pastaj dëgjoj se është skuadra gati për Scudetton e dytë, por mungojnë 12 lojtarë nga ata të kaluarit, më shumë se gjysma e skuadrës është larguar.

Dëgjoj deklarata… ngriheni në mëngjes dhe flisni për Napolin. Më shqetëson kur dëgjoj se lojtarët e afruar në merkato fillimisht duhet t’i pëlqejnë Conte-s, klubi duhet të respektojë parametrat, koston e çmimit, rrogën dhe parametri i tretë është që ata duan të vijnë këtu, duhet të pranojnë që nuk ka Evropë.

Po mundohem të ndihmoj klubin të gjejë profilin e duhur në këto parametra. Nuk duhet t’i pëlqejnë Contes, por të gjithëve, ka gjëra objektive dhe ne vazhdojmë të punojmë me pasion dhe dëshirë”, u shpreh Conte.