Sipas mjekësisë tradicionale kineze, çrregullimet kronike të gjumit shkaktohen zakonisht nga një mosbalancim "Yin- Yang" që vjen si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji në trup. Kjo energji quhet "Qi" dhe besohet të jetë kudo në Tokë. Kur jeni në gjendje të mirë fizike, "Qi" qarkullon mirë në të gjithë trupin, por nëse keni probleme shëndetësore, mund të bllokohet kalimi i saj në organe të caktuara, duke shkaktuar zgjim në të njëjtën orë gjatë natës.
Çfarë është ora meridiane kineze?
Sipas orës Kineze të Organeve të Trupit, "Qi" qarkullon në 12 meridianë kryesorë të lidhur me nga një organ përkatës. Ky cikël zakonisht zgjat 24 orë, ndërkohë që secila nga sistemet në trup ka 2 orë kohë për t’u furnizuar me "Qi". Kur diçka nuk shkon me ju, energjia e ka të pamundur të depërtojë, ndaj dërgohen sinjale në tru që ju shtyjnë të zgjoheni. Më poshtë keni disa orare zgjimi të lidhura drejtpërdrejtë me problemet shëndetësore në trup.
21:00-23:00 — Tiroide
Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do të thotë se çdo problem shëndetësor i lidhur me sistemin imunitar, tiroiden, gjëndrat veshkore ose metabolizmin mund t’ju mbajnë zgjuar. Vështirësia për të fjetur në këtë orë mund të jetë gjithashtu shenjë e stresit ose ankthit gjatë ditës. Për të përmirësuar kualitetin e gjumit në këtë fazë, mund të praktikoni meditimin, jogën ose ushtrimet relaksuese.
23:00-01:00 —Gurë në tëmth
Tëmthi prodhon një lëng i quajtur bile, që nevojitet për tretjen dhe absorbimin e të gjitha yndyrave që konsumojmë gjatë ditë. Zgjimi në këtë orë të natës mund të paralajmërojë për gurë në tëmth ose se duhet të ulni konsumin e yndyrave e të konsumoni ato të shëndetshme.
01:00-03:00 — Mëlçi
Gjatë kësaj kohe, trupi pastrohet vetë, duke hequr mbetjet nga gjaku dhe indet e tjera, prandaj zgjimi në këtë orë mund të tregojë për nivele të larta të toksinave në trup, që duhet të përpunohen nga mëlçia. Që ky organ të funksionojë siç duhet, pini më shumë ujë dhe kufizoni alkoolin dhe kafeinën.
03:00-05:00 — Mushkëri
Mushkëritë janë organet e para që fillojnë të mbushen me Qi duke thithur oksigjenin dhe e transportuar atë në sisteme të tjera për t’u përgatitur për një ditë të re. Nëse zgjoheni rreth orës 3:00 deri 5:00 të mëngjesit dhe keni simptoma të tilla si kollë, teshtima ose bllokim të hundëve, paralajmërojnë për probleme shëndetësore si ftohja ose gripi ose një dietë e varfër.
Mushkëritë lidhen gjithashtu me emocionet, si mërzitje ose pikëllim, prandaj zgjimi në këtë orë mund të jetë shenjë që duhet të çliroheni nga këto ndjenja. Në këtë rast, kryerja e disa ushtrimeve të frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.
05:00-07:00 —Zorra e trashë
Gjatë këtyre orëve të mëngjesit, energjia është e përqendruar më shumë në zorrën e trashë për të pastruar mbetjet nga trupi. Nëse keni ndonjë çrregullim në këtë organ, mund të përjetoni kapsllëk, shtim në peshë ose plakje të parakohshme. Që zorra e trashë të funksionojë siç duhet dhe për të rregulluar ciklin e gjumit, duhet të tendosni muskujt, të pini shumë ujë ose të shkoni në tualet pasi të zgjoheni./Shëndeti