Një mama e re ka përjetuar momente tronditëse, kur u zgjua një ditë dhe gjeti fqinjin e saj duke e përdhunuar, teksa e filmonte aktin e tmerrshëm me celularin e tij.

Jessica McDonald, 22 vjeçe, ka rrëfyer momentin kur e gjeti veten tërësisht të zhveshur dhe zbuloi se shoku i saj Glen Mills, 31 vjeç, ndodhej mbi të pasi u zgjua në shtratin e saj. Mbi të gjitha ai po e regjistronte gjithçka që po kryente.

Jessica ka thënë se u tmerrua dhe i bërtit Mills-it që të largohej dhe u përpoq ta shtynte, por ai i refuzoi lutjet e saj. “Unë e urrej atë. Më kujtohet ai moment sikur të ketë ndodhur dje. Kurrë nuk ma merrte mendja që ai të ishte i tillë, pasi ai kishte dhe një të dashur”, ka thënë Jessica, shkruan “The Sun”.

Ngjarja ka ndodhur në NewCastle dhe agresori u dënua me gjashtë vjet burg.