Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky institucion është gati për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Në një deklaratë për mediat, Zguri tha se raporti nuk është buqetë me lule, por mjet pune dhe udhërrëfyes.

DEKLARATA E PLOTË:

“Raporti nuk është “buqetë me lule” për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk hartohet për këtë qëllim. Për të gjithë, përfshirë KQZ-në, ai është mjet pune, është udhërrëfyes. Ndaj pjesa më e rëndësishme e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i marrë ato seriozisht si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre. KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshtitë (ligjore) lidhur me reklamat elektorale në median audiovizive (private)”, KQZ ka vepruar dhe do të veprojë me rigorozitet në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, në këtë kontekst, edhe pse KQZ nuk mund të sillej si instance eprore e Parlamentit, mekanizmi ligjor që lejon KQZ-në të qartësojë kundërshtitë, nuk u vu në lëvizje, pasi palët (partitë politike dhe operatorët radiotelevizivë), gjetën zgjidhje alternative. KQZ-ja nuk mbajti qendrim të njëllojtë në vendosjen e sanksioneve për shkeljet e kuotës gjinore në listat e kandidatëve”.