Së shpejti do të nisë Big Brother VIP 3, ndërsa ende po përflitet se kush do jenë opinionistët e sezonit të ri. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, mes tyre edhe Luiz Ejlli së bashku me Zhaklina Lekatarin.
E ftuar në studion e “Live From Tirana” Lekatari ka folur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij ‘reality show’. Ajo tha se nëse do jetë në krah me Luizin në këtë pozicion, nuk do mungojë rivaliteti.
“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.”-tha Lekatari.
Ajo thotë se do e përballonte edhe një sezon tjetër si opinioniste, pavarësisht eksperiencës së kaluar.
“Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngjarjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ja heq vetes sime.”