Pjesëmarrja e Zhaklin Lekatarit në “Big Brothet VIP 2” si opinioniste bëri që ajo të ishte një nga personazhet më të komentuara. Prandaj asaj nuk i duhen më deklaratat e bujshme për seksin, apo për burrat shqiparë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, një aktgjykimin i publikuar nga Nacionale, zbulon se Lekatari ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike.

Këto vepra thuhet t’i ketë kryer në bashkëpunim me Burim Kursani, i njohur me emrin artistik Bim Bimma. Madje, vetë gazetarja, e kishte pranuar fajësinë.

Ajo u dënua me gjobë prej 500 eurosh, si dhe me dënim me burgim me kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej, nëse ajo nuk do të përsëriste vepra penale për një periudhë prej dy vitesh.