TIRANE, 13 shkurt 2013 – Inida Gjata e njohur me emrin artistik, Zhaku, ka treguar se është larguar me dhunë nga “VIP Shpija 3”, në një intervistë ekskluzive në “Edicionin e Parë” në Utv Neës.
Zhaku ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se kanë tentuar ta përdhunonin. Ajo ka zbuluar se gjatë qëndrimit në hotel, një ditë pas largimit nga spektakli, dy persona të futur nga produksioni, kanë tentuar të abuzonin seksualisht me të.
Inida Gjata deklaroi se nuk ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje, pasi kushtonte shumë ta ndiqje penalisht në Kosovë këtë çështje, por premtoi se pas publikimit të dytë të librit "Trimnika", do të mund të ndërmerrte veprimet e duhura ligjore ndaj personave në fjalë.