25 gusht 2013 – Inida Gjata, ose Zhaku siç e njohim të gjithë i ka dhënë fund beqarisë, pasi i ka thënë “PO”, të dashurit të saj gjerman Christian Kreuz (i njohur me emrin e artit Dakar). Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtarja e cila ka ndryshuar statusin e saj dhe në rrjetin social “Facebook”. 

Zhaku, vajza çapkëne e ekranit dhe jo vetëm i jep fund ‘aventurave’ të saj teksa ka vendosur të mbajë dhe mbiemrin e bashkëshortit, Kreuz.
 
“E kujt ia merrte menia qe pas 14 vitesh qe rashe ne dashuri me ket kenge do behesh gruja e Dakarit Kur isha 17 vjec dhe beja Hit Parade tek Alba TV kjo kenga ishte ne top 5”, shkruan Zhaku në Facebook, ku ka postuar këngën Dakar And Grinser – Stay with Me. 

Zhaku dhe Christian nuk janë vetëm shokë jetë, por edhe bashkëpunëtor shumë të mirë, pasi në 2012, u publikua bashkëpunimi i saj i parë me të dashurin dhe bashkëpunëtorin më të afërt Christia, kënga “E paparaparë”.