“Thashethemet për shitje të Interit? Janë të rreme. Për 7 vitet e fundit, çdo ditë ka pasur thashetheme. Kemi fituar 6 trofe dhe fakti që jemi afër trofeut të shtatë, yllit të dytë për klubin, është diçka që shton aq shumë trashëgiminë e klubit” – theksoi Stiven Zhang, presidenti i Interit.  “Për sa kohë që unë jam president, mund të them se ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë”. Kështu presidenti i Interit foli për Sky Sport, i ftuar i Formula 1 GP në Kinë.

“Më duhet të them që këtë vit jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e ekipit dhe si president nuk mund të jem më i kënaqur – tha sërish – E dimë se çfarë duam, mentaliteti fitues nuk ka qenë kurrë më i lartë”.“Lautaro? E kemi parë të rritet, ai është bërë fitues. Dhe për mua Inzagi, siç e thashë tashmë, është një dhuratë. Të jesh në gjendje të punosh me një trajner si Inzagi, si president, të jep qetësi dhe besim. Pa dyshim: ne do të vazhdojmë së bashku” – përfundoi Zhang.