Thesari i Shtetit ka transferuar fondet e pagave të muajit dhjetor në bankat e nivelit të dytë në vend.
Ngërçi i krijuar me pagat e administratës publike në vend është zgjidhur.
Ministria e Financave ka thënë se problemi nuk ishte krijuar nga mungesa e fondeve, por nga mosrakordimi i listëpagesave të zyrave të financave të institucioneve me Thesarin e Shtetit.
Kështu, duke filluar prej ditës së nesërme punonjësit e ministrive, drejtorive qëndrore, drejtorive rajonale, bashkive etj, do të mund të tërheqin pagat e tyre./LAPSI.AL/





