Një defekt në serverin e policisë qendrore të policisë greke ka ndërprerë punën në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës për orë të tëra, ndërsa lëvizja është zhbllokuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme(4 dhjetor).

Pika e kalimit Kakavijë në Gjirokastër bllokoi punën mbrëmjen e së premtes, ndërsa ajo e Kapshticës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Në këtë situatë, në të dy pikat kufitare u lejuan të hyjnë në territorin grek vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Si pasojë, pranë pikës kufitare në Kakavijë qindra udhëtarë u detyruan ta kalojnë natën në radhë dhe në pritje.