Një numër rekord personazh u raportuan të zhdukur vitin e shkuar në Japoni.
Sipas agjencisë kombëtare të policisë në vend, bëhet fjalë për 12.208 persona që vuajnë nga dementia, të cilët u raportuan të zhdukur në 2015-n, një rritje me 13 për qind në krahasim me një vit më parë.
Pjesa më e madhe prej tyre u gjetën brenda javës, 479 prej të cilëve u gjetën të vdekur.
Qeveria japoneze nisi të mblidhte të dhëna mbi personat e zhdukur që vuanin nga dementia në 2012-n. Në vend përllogariten të jetë rreth 4.62 milionë të tillë, një numër që pritet të shkojë deri në 7 milionë deri në vitin 2025.





