Tiranë, 4 maj 2014 – Dy fëmijë të mitur të moshave 9 dhe 11 vjeç kanë humbur ditën e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se fëmijët janë Dorios dhe Abaz Pitarka.
Sipas policisë, fëmijët kanë humbur që prej orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme. Policia sqaron se fëmijët jetonin së bashku me babain e tyre në zonën e Shkozës, në Tiranë, ndërkohë që nëna e tyre është në burg.
Mësohet se të miturit kanë qenë duke luajtur në një Playstation, kur janë parë për herë të fundit.
Gjenden fëmijët
Fatmirësisht pas disa orë kërkimesh dy fëmijët e zhdukur u gjetën nga policia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas policisë, dy të miturit janë gjetur në banesën e disa të njohurve të familjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





