ITALI, 26 mars 2013 – Prej datës 15 mars ende nuk dihet fati i dy shtetasve, një italiani dhe një shqiptari, të cilët ishin larguar së bashku për një shëtitje me varkë. Të dy ishin nisur nga Brindisi, Itali dhe se duhej të ktheheshin brënda një harku kohor tre ditor.
Lidhur me këtë ngjarje, alarmin e ka dhënë bashkëshortja e italianit Vittorio Danese, profesioni i të cilit është gjeometër. Sipas policisë, 42 vjeçari italian së bashku me 62 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet se janë larguar nga Brindisi drejt Vlorës. Agjentët e skuadrës lëvizëse të kuesturës së Brindisit janë vënë në kërkim, menjëherë pas denoncimit të 29 vjeçares italiane.
Ata janë nisur me një anije të vogël të tipit Thompson, të cilën e kishin marrë me qira në portin e Brindisit.





