VLORE, 29 mars 2013– Dy peshkatarë 25-vjeçarë kanë ‘humbur gjurmët’ në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismaili kanë dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

 Burime nga policia kufitare njoftuan se përmes një telefonate pranë sallës Operative në Drejtorinë e Policisë Kufitare të qytetit bregdetar, është kërkuar ndihmë nga shtetasi Fatmir Ismaili, 25-vjec i cili kishte dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, së bashku me një person tjetër ende i panjohur. 

Peshkatari ka thënë se “ndodhen me një varkë të vogël, në hapësirën detare pranë ishullit të Sazanit, rreth 2 milje në veri të tij”. 

Mbas kësaj telefonate është organizuar një operacion shpëtimi, ku janë përfshirë struktura të Policisë Kufitare, Rojes Bregdetare dhe Kapitenerisë së Portit të Vlorës. 

Nga ana tjetër, familjarët e dy peshkatarëve apeluan për ndihmë në TVVEWS24 për gjetjen e fëmijëve të tyre: 'Na thanë po mbytemi"!.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në zonën ku mendohet se ka qënë personat në momentin e njoftimit, por moti i keq dhe deti i trazuar e vështirësojnë kërkimin për gjetjen e 2 peshkatarëve. Në mesditë operacionit të kërkim shpëtimit i erdhi në ndihmë dhe një helikopter i forcave ajrore. 

KËRKIME DHE ME HELIKOPTER 

Prej orës 12.00 kushtet e motit në hapësirën detare të Vlorës kanë nisur të përkeqësohen, çka e ka vështirësuar operacionin e kërkim shpëtimit për dy peshkatarët, që rrezikohen prej mëngjesit të sotëm. 

Flota detare njofton se në ndihmë të operacionit të kërkim shpëtimit ka shkuar dhe një helikopter i forcave ajrore. Të njëjta burime konfirmojnë se operacioni për shpëtimin e 2 peshkatarëve, mbikqyret nga Ministria e e Mbrojtjes. 

Mendohet se, dy peshkatarët ndodhen rreth 2 milje në veri të ishullit të Sazanit, por operacioni i përbashkët i Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Vlorë, Rojes Bregdetare si dhe Shërbimeve të "Guardia di Finanza", është shtrirë deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë. 

IDENTIFIKOHET PESHKATARI I DYTË NËNA: PO LUFTOJNË ME VDEKJEN” 

Identifikohet peshkatari i dytë në rrezik. Në një prononcim për Neës24, nëna e Gëzim Bashllarit 25-vjec lëshon apel për ndihmë ministrisë së Mbrojtjes. 

“Nga ora 5:00 që kam marrë unë policinë në orët 8 kanë nisur kërkimet. Në orën 5:00 të mëngjesit kam folur, dhe më tha po mbytemi. Ju bëj apel të gjithëve, ministri i Mbrojtjes të ndërhyjë, janë dy fëmijë 25-vjec që po luftojnë me jetën dhe vdekjen’,- shprehet nëna e Gëzim Bashllarit. 

FLOTA DETARE: E VËSHTIRË NDËRHYRJA E HELIKOPTERIT

Flota Detare njofton se operacioni i kërkim shpëtimit për dy peshkatarët në rrezik është shtrirë rreth 3.5 milje në perëndim të Sazanit, por ende në këtë perimetër nuk shenja nga peshkatarët. 

Kërkimi është bërë edhe me i vështirë për shkak se numrat e telefonit të dy peshkatarëve dalin të fikut, teksa mësohet se kontrolli po vijon edhe anijen amerikane A05. 

SHEFI I OPERACIONIT TË KËRKIM SHPËTIMIT: 3 MJETE PO KËRKOJNË 

Ali Elezi, shefi i koordinimit të operacionit të shpëtimit gjatë një prononcimi për News24 bën me dije se ka komunikuar vazhdimisht në telefon me peshkatarët.  Elezi bën me dije se komunikimi është bërë i vështirë për momentin pasi gjenden larg në det të hapur. Elezi thekson se 3 mjete lundruese janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. 

“3 mjeteve aktualisht këto mjete po vijojnë kërkimin, kemi informacion nga roja bregdetare se po përgatit një helikopter për kërkim. E vështirë ndërhyrja e helikopterit, shkak moti. Momentalisht mjetet janë në derdhjen lumit Vjosa. Herë pa herë kam komunikuar në telefon me një nga peshkatarët, Fatmir Ismaili. Kontakti i fundit ka qenë rreth 20 minuta më parë”, tha Elezi. 

FAMILJARI: TË KËRKOHEN ME HELIKOPTER, VËLLAI MË THA SE PO MBYTET 

Familjarët e 25-vjecarit  apelojnë që të nisin menjëherë kërkimet me helikopter, pasi kanë shkëputur edhe kontaktet me telefon. Gjatë një apeli në News24, vëllai i 25-vjecarit një prej peshkatarëve në rrezik rrëfen momentet e fundit të komunikimit me të vëllanë. 

“Unë komunikova para 5 minutash me vëllain, është ne mes të detit, por nuk arrita të flisja gjatë se nuk ka valë. Ai ndodhet pas Sazanit, rreth 5-6 milje. Kam kërkuar ndihmë kanë dalë anijet e policisë kufitare. Vëllai me një tip kamerdare Është me rrezik se janë dy veta. I ka marrë rryma dhe nuk e di ku i ka cuar. Vëllai më mori telefon, më kërkoi ndihmë dhe me tha kërko ndihmë sa më shpejt se po mbytemi. Atë po kërkoj, ta kërkojmë me helikopter se nuk po e dëgjojmë dot. Kërkojmë ndihmë qe të kërkohet sa më shpejt para se të bëhet natë”, apeloi në News24 vëllai i 25-vjecarit 

IDENTIFIKOHET NJËRI PREJ PESHKATARËVE

Identifikohet njëri prej peshkatarëve të rrezik. Fatmir Ismaili 25-vjeç mësohet të jetë njëri prej peshkatarëve, i cili ka dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, së bashku me një person tjetër ende i panjohur mëngjesin e sotëm. 

Menjëherë Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Roja bregdetare si dhe Shërbimet e Guardia di Finanza kanë nisur menjëherë një operacion të përbashkët kërkim shpëtimi në zonën ku mendohet se ka qënë personat në momentin e njoftimit. 

MOTI I KEQ NE VLORE 

Kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës do të vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme. Mëngjesi sot ka nisur me reshje të dobëta shiu, të cilat do të jenë të pranishme në një pjesë të madhe të ditës, të alternuara edhe me periudha vranësirash, ndërkohë që në orët e mbrëmjes moti parashikohet të përmirësohet. 

Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur se era do të fryjë mesatare, në drejtimin nga kuadrati Jug-Juglindje, me shpejtësi nga 2-4 deri në 6-8 m/sek, në afërsi të bregut të detit.Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 15-17 gradë celcius dhe ato minimale nga 11-13 gradë celcius.Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës parashikohet të arrijë 1-2 ballë dhe në det të hapur 3-4 ballë.