Dy të rinj të moshës 22-vjeçare rezultojnë të zhdukur prej së shtunës së shkuar në Veneto të Italisë fqinje.

Bëhet fjalë për Giulia Ceçhettin dhe Filippo Turetta, ish-të dashur, zhdukja e të cilëve ka shkaktuar një operacion masiv që vijon prej ditësh tashmë, ndërsa ankthi ka mbërthyer jo vetëm familjet e tyre, por mbarë opinionin publik.

Çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë?

Giulia Ceçhettin dhe Filippo Turetta janë të dy studentë inxhinierie në Padova. Ata ishin njohur në shkollë dhe mes tyre kishte lindur një histori dashuri, e cila zgjati rreth 1 vit.

Marrëdhënia kishte marrë fund në Gusht, megjithatë dy të rinjtë duket se kishin mbetur miq.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të shtunën në mbrëmje ishin takuar në qendrën tregtare Nave de Vero të Marghera.

Pasi kishin ngrënë darkë ishin largua të dy me makinën e Filippo-s, për t’u kthyer në zonën e Vigono. Këtu, të paktën sipas një dëshmitari, mes tyre kishte pasur një zënkë.

Një banor i zonës i cili po pinte duhan deklaroi se kishte dëgjuar ulërimat e Giulia-s e cila sipas tij po mbahej në makinë nga Filippo.

Më pas makina u largua. Denoncimi për zhdukjen e tyre u bë nga familjarët të dielën, më datë 12.

Telefonat rezultojnë të fikur dhe ata nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me familjet e tyre. Dyshimet janë se mund të jenë larguar drejt Austrisë, megjithatë hetuesit kanë kryer kontrolle të gjera përgjatë gjithë zonës.

Po ashtu, makina e të riut rezulton të jetë kapur nga sistemi Targa System në zonën e San Candido, në Alto Adige.

Deri më tani nuk është e qartë nëse makina Filippo-s riut ka lënë ose jo Italinë. Kontrolle u kryen edhe në këtë zonë, megjithatë ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e tyre.

Familjarët e së resë përjashtojnë mundësinë që ajo të jetë larguar në mënyrë vullnetare dhe insistojnë se është mbajtur nga ish-dashuri me forcë.

Në vendin ku pretendohet se mes dyshes kishte pasur zënkë janë gjetur po shenja gjaku, të cilat hetuesit pritet që të përcaktojnë kujt i përkasin.