Tiranë, 25 gusht 2014  – Sipas “Panorama”, pamjet filmike të vjedhjes së gjashtë milionë lekëve nga arka për veprim e Bankës së Shqipërisë janë “fshirë automatikisht”.

Prokuroria disponon vetëm regjistrimet e periudhës qershor-korrik 2014, të cilat paraqesin tri episode të vjedhjes së kartëmonedhave të vjetra nga arka stok.

Por hetimet dhe vetë dëshmia e dhënë nga autori i krimit, Ardian Bitraj, kanë treguar se vjedhja është kryer në të dyja arkat (ajo stok dhe ajo për veprim).

Nga hetimi ka dalë se Ardian Bitraj ka vjedhur mbi 1.13 milion lekë nga arta stok.

I akuzuari ka përvetësuar edhe 600 milionë lekë të reja (rreth 6 milionë USD) nga arka për veprim, siç dyshohet, në një kohë më të hershme, për të cilën nuk janë gjetur regjistrime në server.

Shuma më e madhe e dëmit është bërë në kartëmonedha të reja, të gatshme për t’u hedhur në treg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/