29 gusht 2015 – Një 18-vjeçare nga fshati Gur në Këlcyrë prej pesë ditësh rezulton e zhdukur, teksa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Policia është vënë në kërkim të Ruze Spahiut, e cila pikërisht dje mbushi 18 vjeç.
Vajza është parë për herë të fundit nga e ëma dhe i ati i saj, në orët e mëngjesit të së hënës nga ku dhe u largua në drejtim të paditur. Nëna e saj Mekoja në një rrëfim për A1 Report tregon se vajza e saj komunikonte me një shoqe që quhej Anxhela, për të cilën gruaja pohon se di shumë pak.
18-vjeçarja ishte e fejuar prej dy vitesh dhe me datë 10 tetor kishte ndarë datën e martesës, ndërsa edhe i fejuari nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.
Ndërsa fqinjët e familjes Spahiu, jashtë kameras së A1 Report, të shokuar nga kjo ngjarje pohojnë se Ruze Spahiu mund të ketë krijuar një lidhje të fshehtë dashurie me një tjetër person dhe të jetë larguar me këtë të fundit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/