MALËSI E MADHE- Një fëmijë 2-vjecar, rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme. Burime policore bëjnë me dije se familjarët e Eris Tahiraj, banues në fshatin Boriç i Vogël, komuna Gruemire, Rrethi Malësi e Madhe kanë humbur gjurmët e djalit ë tyre të vogël pasditen e djeshme rreth orës 17:00.
Njoftimi nga familjarët është dhënë pasi kanë kërkuar tek te afërmit e tyre, por dhe nëpër fshat.
Dyshimet për zhdukjen e vogëlushit janë përforcuar, pasi gjatë kërkimeve në bregun e kanalit të Vrakes, i cili shkarkohet në liqenin e Shkodrës dhe kalon afër banesës së familjes Tahiraj, është gjetur një lodër e fëmijës nga ku mendohet të ketë rënë dhe mbytur në kanal.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 2-vjecarit.





