Largohet pa lënë gjurmë një vajzë 20 vjeçe nga Sukthi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin  e Policisë Shijak, janë vënë në kërkim të të resë me iniciale K.B., pas denoncimit që babai i saj bëri një ditë më parë.

“Më datë 04.01.2016, ka bërë kallëzim babai i saj shtetasi, B.B. 47 vjeç, pasi është larguar nga banesa shtetasja K.B.”, njoftojnë burime të policisë.

Arsyet se përse 20-vjeçarja është larguar nga gjiri familjar mbeten ende misterioze.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.