23gusht 2015 – Zhduket prej dy ditësh një 24-vjeçare nga Fushë-Kruja. Vajza me inicialet A.D., sipas denoncimit të bërë nga i ati 55-vjeçar, A.D. është larguar nga banesa prej së premtes dhe nuk ka asnjë shenjë prej saj.

Babai e ka bërë denoncimin dje në polici. Nga Specialistët për Krimet në  Komisariatin e Policisë Krujë, po punohet për gjetjen e vajzës.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse mes vajzës dhe familjarëve ka pasur ndonjë konflikt apo nëse ata kanë dyshime për vendndodhjen e 24-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Ditët e fundit janë regjistruar dy histori adoleshentesh të zhdukura, por ato janë gjetur pas hetimeve të policisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/