11 dhjetor 2014 – Policia e Kontesë së Dorsetit në Angli ka shpallur person të humbur shqiptaren 21 vjeçare Fatjona Cenalia.
Policia ka publikuar një përshkrim të Fatjonës dhe rrobat, që ka veshur Fatjona në momentin, kur është zhdukur. Policia, me qëllim që të ndihmohet nga publiku për gjetjen e Fatjonës, ka bërë publike dy foto të saja si edhe faktin, që Fatjona nuk ka makinë, kështu që ka shumë mundësi, që ajo të jetë ende në Kontenë e Dorsetit.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





