Një avion ushtarak me 116 persona në bord raportohet se ka humbur kontaktin me radarët në Mianmar.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon burime zyrtare nga ushtria e Mianmarit.
“Komunikimi humbi papritur rreth orës 13:35 me orën lokale (7:05 me orën Europiane), kur avioni arriti rreth 20 milje në perëndim të qytetit të Daëeit”, tha zëdhënësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mianmarit.
Avioni kishte në bord 105 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit dhe po fluturonte nga qyteti Myeik për në Yangon.
Shkaku i zhdukjes nuk dihet ende, por duket se nuk ka të bëjë me kushtet atmosferike, pasi koha paraqitet e mirë. Po vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.