Një bari 74-vjeçar në Kolonjë ka humbur kontaktet prej dy ditësh me familjarët e tij.
Kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë për zhdukjen e të afërmit të tyre, Dhimitër Baze.
Sipas familjarëve, 74-vjeçari nga fshati Postenan, kishte dalë për të kërkuar bagëtitë e tij por nuk është kthyer.
Forcat policore dhe banorë të tjerë të zonës kanë dalë për të kërkuar bariun prej mëngjesit të së shtunës.
Por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





