“Nëse dikush di ku ndodhet Nina dhe djali im të më kontaktojë”. Ky është alarmi i dhanë nga Loredana Fiorentino, e ëma e të fejuarit të modeles Nina Moric.
Sipas medieve italiane, çifti Nina Moric dhe Luigi Mario Favoloso është zhdukur prej disa ditësh, duke mos kontaktuar me asnjë të afërm.
E ëma e djalit është gati të denoncojë zhdukjen edhe pranë autoriteteve, nëse çifti nuk do ta kontaktojë së shpejti.
Vjehrra e Moric është shqetësuar edhe për faktin se postimi i fundit i modeles në rrjetin social Facebook është i ndërprerë në mes, por nuk dihet ende nëse kështu e ka postuar vetë modelja kroate apo i është ndërprerë prej faktorëve të jashtëm.
Në Twitter, fansat e modeles kanë nisur mbledhjen e informacioneve nën hashtagun #WhereisNinaMoric.





