ITALI – Pas prezantimit zyrtar si e fejuara e ish-kryeministrit italian dhe shfaqjes përkrah tij në evente të ndryshme, Francesca Pascale është “zhdukur nga qarkullimi”. Faktin interesant e trajton e përditshmja italiane “La Stampa” në një shkrim të sajin. Sipas medias italiane arsyeja se pse ajo nuk shfaqet më në krah të Berluskonit është ndikimi i saj mjaft i keq tek sondazhet.
Duket se 27 vjeçarja nuk pëlqehet nga publiku, e për këtë stafi i ngushtë i Silvio Berluskonit ka preferuar ta lërë mënjanë. Sa herë ajo shfaqet në publik, sondazhet për Polin e Lirisë bien ndjeshëm. E meqë zgjedhjet janë në prag Berluskoni dhe të tijët nuk duan të rrezikojnë.
Madje edhe fotot e prezantuara me aq pompozitet kohë më parë janë fshirë nga qarkullimi. Duket se bukuroshja nuk ka as staturën për ta bërë Berluskonin t’i dedikohet vetëm një femre.
Kështu që tani për tani Francesca Pascale mbetet vetëm një meteor.