TIRANE, 20 qershor 2013 – Zhduket prej disa ditësh fëmija i jetimores "Zyber Hallulli" në Tiranë.

Prej datës 17 qershor, rezulton i larguar nga Shtëpia e Fëmijës, 13-vjeçari Mariglen Çeliku, nga Librazhdi.

Denoncimi është bërë nga stafi i jetimores, ndërkohë që bëhet me dije se fëmija është larguar edhe herë të tjera. 

Sipas policisë, ekzistojnë dyshimet se fëmija mund të jetë larguar me dëshirë.

Maringleni është i biri i Manushaqe Çelikut, 34 vjeçe, gruas fatkeqe të vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, në Orikum të Vlorës, në 10 dhjetor 2012.

Shpëtim Çeliku e vrau bashkëshorten me sëpatë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe fjeti me të dy ditë pas masakrës.

Sipas stafit të jetimores, "nuk është hera e parë që ai largohet, sepse 13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura".

Ndërkohë, një foto e fëmijës është vendosur në të gjitha pikat kufitare.