Një 55-vjeçare nga Ferrasi i Fierit ka humbur kontaktet me familjen prej ditës së djeshme. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve.
Familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë. Në momentin kur është larguar nga banesa, gruaja ka qenë e vetme, nuk ka pasur njerëz në shtëpi.
I shoqi i 55-vjeçares, Faslli Nexhipi, thotë se gruaja e tij është e sëmurë, invalide, dhe se ka tentuar dhe herë të tjera të mbytet. Ai kërkon ndihmën e polumbarëve për nxjerrjen e trupit.
"Është e sëmurë, merr mjekime.Ka tentuar dhe herë të tjera të mbytet në Vjosë dhe kanë ndaluar. Këtë radhë një fëmijë na tha se dëgjova një klithmë. Vetë nuk isha, po merrja qumështin.Kur erdha këtu gjeta të gjithë dyert e hapura të shtëpisë. Policia erdhi mbrëmë dhe sot këtu. Kërkojmë ndihmën e polumbarëve, se me varkë po kërkojmë vetë."





