Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetaseje, e cila është larguar nga banesa.

Shtetasja Edlira Rushiti 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës, është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.