Një sasi e madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, janë grabitur teksa hynin në vend përmes portit të kryeqytetit Monrovia, ndërsa autoritetet liberiane kanë nisur hetimet.
Shuma e konsiderueshme ndodhej në një kontenier dhe kartëmonedhat, të gjitha dollarë liberianë, ishin të saposhtypura jashtë vendit dhe do të transportoheshin drejt bankës shtetërore.
Vjedhja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, por hetimi nisi më 8 gusht. Presidenti i vendit George Ueah, futbollist i famshëm që në 30 vitet e fundit ka luajtur me ekipe me famë botërore si PSG, Milan, Manchester City e Chelsea, akuzoi qeverinë pararendëse për grabitjen. Shuma e konsiderueshme përbën 5% të buxhetit dhe ka ndikim mjaft negativ në ekonominë e vendit të varfër afrikan.