Një 43-vjeçar nga Mallakastra rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme, por prindërit e tij dyshojnë se ai është rrëmbyer.
Babai i të zhdukurit, Lavdosh Avdulajs, në një komunikim për “News 24” tha që nuk ka asnjë kontakt me të birin që prej orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të premteje.
“Dyshojmë për rrëmbim, pasi ai u zhduk rreth orës 01:00. Në këtë orë, pashë të largohej një makinë. I kërkojmë policisë të zbardhë ngjarjen”, ishte apeli i babait të 43-vjeçarit.