Një 28-vjeçar është zhdukur në mënyrë misterioze në Kolonjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë. Familjarët e tij kanë ardhur nga Amerika pasi nuk kanë kontakt me 28-vjeçari që nga data 1 nëntor.

Sherif Mukaj, para se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.