VENEZUELË – Një avion i vogël me 6 anëtarë në bord, 4 prej të cilëve italianë është zhdukur mëngjesin e djeshëm rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti, Caracas. 

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Maiquetia në arkipelagun e Los Roques dhe do të ulej në Caracas, kontakti i fundit me pjesëtarët në bordin e avionit ka ndodhur 10 milje detare larg nga nisja, kanë bërë të ditur autoritetet në një deklaratë zyrtare. 

Ministria e Jashtme ka aktivizuar të gjitha kanalet e informacionit në Venezuelë dhe Konsullatën italiane. 

Edhe në 4 janar të vitit 2008 një avion me 8 pjesëtarë në bord ishte zhdukur në mënyrë misterioze pranë arkipelagut të Los Roques.