Një 16-vjeçar rezulton i zhdukur në Korçë që prej 9 dhjetorit në rrethana misterioze. Sipas njoftimit të policisë, mësohet së ka qenë nëna e 16-vjeçarit ajo që ka kallëzuar zhdukjen e të birit, pasi ka 4 ditë që nuk është kthyer në shtëpi.

Policia bën me dije se, sipas dëshmisë së saj, adoleshenti është larguar mbrëmjen e 9 dhjetorit dhe nuk është kthyer më në shtëpi. 

Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.