Një 38-vjeçare nga Shqipëria është zhdukur në rrethana të mistershme në Athinë.

Bëhet fjalë për Ermalda Arapin, e cila ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Kanë qenë familjarët e saj ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici, ku kanë deklaruar se Ermalda Arapaj është larguar nga shtëpia në datën 18 Maj dhe që prej asaj dite nuk dihet më asnjë informacion mbi vendodhjen e saj.

Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.

“Ermalda ka sy me ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.