Një vajzë e re është larguar nga banesa e saj në Fier. Alarmi për zhdukjen e 25 vjeçares është dhënë nga e ëma e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin në komisariatin e policisë.

“Më datë 03.07.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. Sh., 55 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja D. Sh., 25 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 25-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.