24 prill 2015 – Një nënë e re, 23 vjeçe, u largua fshtehtas nga materniteti i Durrësit bashkë me fëmijën e sapolindur. Bëhet fjalë për shtetasen L.P. nga Sukthi. Ajo ishte paraqitur me datë 18 prill në maternitet ku kishte sjellë në jetë vajzën e saj.
Ditën e djeshme, në policinë e Durrësit u paraqit sociologu i spitalit, i cili kallëzoi rastin e zhdukjes së nënës së re, e cila nuk kishte regjistruar as fëmijën. Dyshohet dhe për identitetin e dhënë nga ana e nënës së re.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se 23-vjeçarja e ka pasur fëmijën fryt të një marrëdhënie ilegale dhe është larguar pa dashur ta regjistrojë. Policia ia ka dorëzuar materialet prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”