Policia greke ka dhënë alarmin për një 27-vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur pa lënë gjurmë. Mësohet se 27-vjeçarja Antonia Nikolla nga Profit Ilia të Iraklios në Kretë ka patur kontaktin e fundit telefonik me bashkëshortin e saj, në datën 12 gusht.

Që pas asaj telefonate nuk dihet më asgjë për të. Familjarët kanë njoftuar policinë ,e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani.

Autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, por dhe të atyre që mund të kenë dijeni apo mund të kenë parë të renë.