Largohet nga shtëpia një 17-vjeçare nga Durrësi, babai denoncon në polici rastin.

Babai, shtetasi F.H. 49 vjeç, është paraqitur një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Durrës për të kallëzuar largimin pa gjurmë të vajzës së tij.

Pas denoncimit, policia njofton se ka nisur punën për gjetjen e 17-vjeçares N.H.

Ajo është larguar nga banesa ditën e Shën Valentinit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat të cilat e kanë shtyrë drejt këtij veprimi dhe se nën shoqërinë e kujt mund të gjendet.

Vijon puna për kërkimin e saj.