SHKODËR – Një autoveturë dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Drin, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e personave që ndodheshin në të. Policia ka marrë njoftimin pasditen e së martës, se në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, pikërisht tek kthesa e Beltojës, fshati Beltojë, komuna Berdicë e rrethit Shkodër, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë në Lumin Drin një autoveturë, tip Golf 4, me ngjyrë blu, targa e të cilit nuk dihet.

Në këtë mjet udhëtonin shtetasit; Alfons Shtjefën Kolndrekaj, 20 vjeç dhe Paskualino Kol Kolndrekaj, 22 vjeç. Të dy këta shtetas janë banues në fshatin Stajkë, komuna Bushat e rrethit Shkodër. Sipas informacionit, të marrë nga familjarët, këta shtetas janë parë duke udhëtuar me mjetin e mësipërm rreth orës 03.00 të mëngjesit të ditës së martë. Po punohet për gjetjen e automjetit me mjete lundruese.