Një avion ushtarak indian me 29 persona në bord është zhdukur mbi Gjirin e Bengalit.
Lajmi është bëri i ditur nga Forcat Ajrore indiane, të cilat njoftojnë se avioni transportues “Antonov-32” u ngrit në qiell në orën 08:30 (sipas orës lokale) nga Chenai në Indinë Jugore dhe udhëtonte drejt Port Blair.
Avioni duhej të mbërrinte në destinacion në orën 11:30, por është zhdukur nga radari.
Forcat Ajrore indiane kanë konfirmuar se ka nisur një operacion kërkimi. “Reuters” njofton se janë ngritur avionë dhe disa anije që tashmë po kërkojnë për avionin e zhdukur.





