11shtator 2015 – Një tjetër rast zhdukjeje u regjistrua në policinë e Durrësit. Pasditen e djeshme, 34-vjeçari me inicialet Gj.K., banues në Sukth ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur të fejuarën e tij.
Sipas kallëzimit të bërë nga i fejuari, vajza me inicialet K.B., 20 vjeçe, është larguar nga shtëpia prej datës 7 shtator.
Për disa ditë i fejuari ka pritur, por kur nuk ka marrë asnjë sinjal prej saj ka bërë kallëzim në polici.
Policia tha në një njoftim zyrtar se po punon për të gjetur 20-vjeçaren.
/portali DurresLajm/